1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi: Me Serbinë duhet të arrijmë një marrëveshje të madhe politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se askush nuk do t’i vë veto Kosovë për krijimin e ushtrisë. Kosova dëshiron të jetë në NATO dhe zgjidhjen e problemeve me Serbinë. Thaçi thotë Kosova nuk ka probleme me fqinjët. Thaçi në një intervistë për Top Channel ka thënë se me Serbinë duhet të arrihet një marrëveshje e madhe politike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po beson se Kosova dhe Serbia përmes dialogut do të arrijnë t’i përmirësojnë  raportet shtetërore. Madje kreu i shtetit të Kosovës po thotë se me  duhet të arritur marrëveshje të mëdha politike.

“Unë i besoj përpjekjeve aktive dhe të gjithanshëm dhe në anën tjetër përpjekjeve që për një periudhë më të shkurtër kohore të përmbyllen çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura,. Nuk jam në favor të një procesi zvarritës dhe rraskapitës deri në pafundësi. Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë në mënyrë shumë dinamike me një agjendë shumë të qartë që do të ishte një marrëveshje më e madhe politike që do të nënkuptonte një lloj përpjekje për normalizimin e plotë, fqinjësi të mirë dhe pajtim ndërshtetërorë Kosovë-Serbi. Jam i bindur se gjërat që mund ti zgjidhim për tre muaj nuk kemi nevojë ti zvarrisim për tri apo pesë vite”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi më tutje ka bërë me dije se dialogu duhet të udhëhiqet prej njerëzve që kanë edhe mandat, përgjegjësi edhe legjitimitet edhe qytetar. Ai ka thënë se Kosova dialogut do ti përgjigjet në bazë të ftesave të Bashkimit Evropian.

“Kemi rezolutën e Kuvendit të Kosovës që duhet ta respektojmë. Kosova do ti përgjigjet dialogut në bazë të ftesave të Bashkimit Evropian, zonjës Mogherini dhe do të kërkojmë një dinamizim të interesimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që SHBA jo vetëm të miratojnë dinamikën passive të Bashkimit Evropian, por ti japin energji dhe substancë këtij dialogu të mundshëm në të ardhmen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe pajtimin ndërshtetëror Kosovë Serbi. Unë besoj tek ky pajtim dhe punoj në këtë drejtim”

I pari i vendit në këtë intervistë ka folur edhe për krimin e Ushtrisë së Kosovës, për të cilën ka thënë së Kosova vend i pavarur dhe Sovran, dhe sipas tij  çdo vend sovran ka ushtrinë dhe synimi  dhe vizioni është të jemi pjesë e NATO-s.

“Pa ushtri nuk ka partneritet për paqe dhe nuk ka NATO. Ne do të punojmë që ushtria e Kosovës të jetë ushtri e të gjithë qytetarëve dhe një ushtri shumetnike për ti shërbyer çdo qytetari, në çdo cep të vendit për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ne do të punojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, në një koordinim të plotë me SHBA dhe NATO dhe do ti shterojmë të gjitha mundësitë për të diskutuar edhe me serbët, por askush nuk mund ta pengoj deri në pafundësi dhe të vëjë veto”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img