Pas zhvillimeve të fundit në vend, presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të mbajë një konferencë për media.
Thaçi konferencën për media do ta mbajë në ora 11:30.
Ndryshe, të mërkurën për nëntë orë është bastisur shtëpia e ish zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Ai është nisur po dje në Hagë dhe është në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Disa orë pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Krasniqit, aktakuza i është konfirmuar edhe Rexhep Selimit, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ndërkaq, sot aktakuza iu konfirmua edhe Kadri Veselit.
Veseli këtë e konfirmoi përmes një deklarate për media. Ai bëri të ditur se derisa të jetë procesi gjyqësor, tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike.