Site icon PrishtinaPress

Presidenti Thaçi: Këngët e Nexhmije Pagarushës do të jetojnë përgjithmonë me ne

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas homazheve të bërë para trupit të pajetë të artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka thënë se shqiptarët kudo janë zemërthyer dhe të pikëlluar me vdekjen e saj.

Por, sipas Thaçit, kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne.

“Sot, në ceremoninë mortore i bëmë nderimet e fundit për Bilbilin e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushën. Kudo që jetojnë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, janë zemërthyer dhe të pikëlluar. Kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version