Site icon PrishtinaPress

Presidenti Thaçi kalon vikendin në Vlorë, i relaksuar pas krijimit të qeverisë së re

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, fundjavën e ka kaluar në bregdetin shqiptar, pas një jave të kaluar me tensione në Kosovë, deri në zgjedhjen e qeverisë së re, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Thaçi, është parë në bregdetin e Vlorës, teksa është fotografuar me disa të rinj.

Kreu i shtetit ishte ndër protagonistët e krijimit të qeverisë së re.

Madje ai u angazhua edhe në arritjen e votave të nevojshme për votimin e qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së.

Exit mobile version