Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se rizgjedhja e Merkelit është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër.
“Jam i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu. Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër. Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane”, ka shkruar Thaçi.