-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi: Heqja e vizave për kosovarët në duart e deputetëve

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Brukseli po e pret ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi për të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se tani lëvizja e lirë e qytetarëve vrarët krejtësisht nga vota e deputetëve.

“Komisionerët Hahn dhe Avramopoulos ritheksuan edhe sot se Brukseli po e pret vetëm edhe ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Tani është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vendosin se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në zonën Schengen”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndërkohë, është paralajmëruar se në fund të këtij muaji do të dalë për votim në Parlament marrëveshje për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Deri më tash kundër kësaj marrëveshje janë: Vetëvendosje, AAK, NISMa dhe disa deputetë të LDK’së e PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img