Presidenti Hashim Thaçi e njeh për kryetar të Partisë së Drejtësisë, Ferid Aganin, megjithëse ai është “shkarkuar” nga pozita e kryetarit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm ku merrnin pjesë shumica e anëtarësisë së kësaj partie.
Në ftesën e presidentit Thaçi, dërguar liderëve partiakë për mbledhje në të cilën do të diskutohet për reformën zgjedhore, Ferid Aganit, i referohet si kryetar i Partisë së Drejtësisë.
Ekonomia Online ka mësuar se edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Agani ende figuron si kryetar i PD-së.
Dy këshilltarë të presidentit Thaçi, të kontaktuar nuk kanë dashur të komentojnë pse ftesa i është dërguar Aganit dhe jo “kryetarit të ri”, Sylejman Çerkezi.
Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur më 28 shtator, shumica e degëve të Partisë së Drejtësisë, patën shkarkuar kryetarin Aganin.
Nga ana tjetër, Agani ende nuk e ka njohur këtë kuvend, të cilin e konsideron të jashtëligjshëm. Agani ka nisur një proces të zgjedhjeve nëpër degët “jobesnike”.
Rasti ka shkuar në KQZ, ku zyra për parti politike pritet të japë qëndrimin e saj përkitazi me situatën e krijuar brenda këtij subjekti politik. /ekonomiaonline/