Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është duke qëndruar në Tiranë ka dekoruar personalitete të shquara të Shqipërisë, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Advertisement
Thaçi shprehu mirënjohjen e tij për partnerët të cilët ndikuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai po ashtu vlerësoi lartë rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku tha se pa rezistencën e armatosur të luftëtarëve të lirisë, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur.
“Shpreh mirënjohje për SHBA-në, NATO-n dhe partnerët që na ndihmuan për të fituar lirinë e Kosovës. Por një gjë është e qartë, pa rolin e UÇK-së, pa rezistencën e armatosur të luftëtarëve të lirisë kjo nuk do të ndodhte. UÇK kësaj radhe bashkoi gjithë popullin e Kosovës, gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që jetojnë”, u shpreh ai.
Presidenti Thaçi po ashtu shprehu mirënjohje edhe për personalitetet e shquara të Shqipërisë.
“Shpreh mirënjohje prej secilit nga ju personalisht për rolin e jashtëzakonshëm ushtarak, diplomatik që bota të na përkrah edhe më tepër. Pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë dhe as e pavarur. Ishim bashkë në periudhat më të rënda për pavarësinë e Kosovës dhe jam i bindur që do të jemi bashkë edhe në rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE-së”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq, dekorata “Urdhri i Pavarësisë” i është dhënë edhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si dhe shumë personaliteteve të njohura si: Aleksandër Meksi, Anastas Angjeli, Arben Malaj, Arben Rakipi, Artur Zhei, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Fatos Klosi, etj.
PostAdss