Site icon PrishtinaPress

Presidenti Thaçi dekoron me medalje presidenciale Vasfije Krasniqi-Goodman

Vasfije Krasniqi, e dhunuara e parë gjatë luftës që ka folur publikisht për këtë ngjarje, është ndeurar nga presidenti i vendit.

Thaçi e ka nderuar Krasniqin me medaljen presidenciale.

Presidenti ka thënë se Vasfije Krasniqi ka treguar trimëri të madhe, duke rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë luftës.

“Është një rast i pashembullt, por një rrëfim autentik, rrëfim që vret ndërgjegjen edhe në Kosovë, dhe duhet ta vret edhe të popullit serb. E vërteta po thuhet, por drejtësia nuk po zbatohet, prandaj sot kam vendosur që për heroinën e gjallë Vasfijen dhe guximin e saj të jashtëzakonshëm, ta nderojë me medalje presidenciale”, ka thënë presidenti i vendit.

Ndryshe para dy netësh, Vasfije Krasniqi në televizonin publik ka rrëfyer në detaje për gjithë ngjarjen e përjetuar gjatë luftës.

Njëri nga të dyshuarit që ishte akuzuar për dhunimin e saj, e që më pas ishte shpallur i pafajshëm, ishte polic i Kosovës për 16 vjet.

Exit mobile version