Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Heroi i Kosovës”, luftëtarin e lirisë Jetullah Gashi, i njohur si komandant “Drenica” dhe komandant “Jeta”.
Thaçi thotë se Gashi mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim, çlirimin e Kosovës;
“Me urdhrin ‘Heroi i Kosovës’ sot kam dekoruar luftëtarin e lirisë, Jetullah Gashin për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë. Gashi i njohur si Komandant “Drenica” dhe Komandant ‘Jeta’ mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim – çlirimin e Kosovës”, shkruan presidenti në Facebook. /Telegrafi/