1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti slloven: Kufijtë në Ballkan ndryshohen vetëm me luftë

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka bërë një deklaratë të fortë në samitin e Bled që po zhvillon punimet në Slloveni, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, si dhe disa nga drejtuesit e qeverive dhe vendeve të rajonit.

Pahor tha se kufijtë nuk mund të ndryshohen në mënyrë të paqtë, duke rikthyer në vëmendje debatin e mëparshëm lidhur me ndryshimin e kufinjve mes Serbisë dhe Kosovës, një iniciativë kjo që krijoi debate të forta në politikën shqiptare dhe për të cilën akuzohej Rama dhe Vuçiç si mbështetës.

Pahor gjithashtu u shpreh kritik lidhur me ngadalësinë e procesit të zgjerimit të BE-së, duke theksuar se ritmi i ngadaltë i procesit ka të paktën 4 pasoja nevative.

“Dobëson besimin e ndërsjelltë; ngadalëson procesin e reformave; rritet nacionalizmi; ka hapësirë për rritjen e ndikimin nga vende të tjera. Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon idetë e rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Kufijtë e rinj nuk mund të vendosen në mënyrë të paqtë. Kjo është deklaratë e imja mjaft e vendosur.

Vetëm zgjerimi mund të përforcojë sigurinë e rajonit. Unë besoj se në strategjinë e zgjërimit, BE duhet të bëjë më shumë që procesi i zgjerimit të bëjë më shumë. Nisma Ballkani i Hapur sipas meje ka potencial të madh për të shtuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. E di se ka pikëpamje të ndryshme, por më lini të pohoj qëndrimin tim”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img