1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti shpall të enjten ditë zie në nderim të policit Sami Thaqi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, ka shpallur ditën e enjte, më 30 janar 2020, ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror.

“Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjatë ditës, Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi.

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.

Sami Thaqi është varrosur  sot me nderime të larta, ai  u vra mbrëmë gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img