7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti serb: E kam mësuar përmendësh planin për shtensionim por s’mund ta bëj i vetëm

Kryeministri Rama ka vizituar pasditen e sotme edhe Serbinë, ku ka zhvilluar takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Pas takimit, Rama dhe Vuçiç kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera është diskutuar edhe Ballkani i Hapur dhe stabiliteti i rajonit me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb u shpreh se është diskutuar mbi Ballkanin e Hapur dhe se në vijim do të ketë takime të tjera mbi këtë iniciativë.

Në lidhje me tensionet me Kosovën, Vuçiç u shpreh se Serbia nuk mund ta realizojë e vetme planin e propozuar nga Rama psi pika tre kërkon tërheqjen e kryetarit të komunës në veri të Kosovës..

Ai tha se Serbia do paqe dhe se po punon për këtë edh pse Serbia shihet si fajtore nga Tirana dhe Prishtina.

“Ne do të vazhdojmë të diskutojmë për Ballkanin e Hapur, do të kemi edhe disa orë bisedime sonte, kjo iniciativë ka sjellë përfitime të mëdha për të gjithë, mendoj se do të kontribuojë shumë më tepër për të në të ardhmen. Ai tha se në periudhën në vijim do të ketë më shumë takime lidhur me këtë iniciativë. Ju e dini që ne kemi përgatitur Ëine Vision dhe sigurisht kemi biseduar për çështjet rajonale dhe pikëpamjet tona për Kosovën dhe Metohinë, por nuk mendoj se do të ishte e drejtë apo korrekte ta bënim në praninë e Ramës, këtë do ta lëmë për ne. Do të shihni se sa dukshëm është rritur shkëmbimi mes vendeve tona. Si import ashtu edhe eksport. Përkon edhe me Ballkanin Perëndimor, por edhe me marrëdhënie më të mira politike. E mirëpresim angazhimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit. E di planin e depërshkallëzimit që foli Rama, e di përmendësh. Serbia nuk mund ta bëjë e vetme pikën e tretë dhe bëhet fjalë për tërheqjen e njëkohshme të kryetarit të komunës, gjithçka tjetër e përmbushi Serbia. Ne duam paqe, po punojmë, sado e vështirë të jetë për ne, edhe pse e di që në Tiranë dhe Prishtinë ka nga ata që e shohin Serbinë fajtore për çdo gjë.”– tha presidenti Vuçiç.

Nga ana tjetër kryeministri Rama u shpreh se askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun e përshkallëzimit dhe nuk mund të lejohet të ndodhë e njëjta gjë si me Donbasin.

Ai tha se duhet një këndvështrim i përbashkët dhe se e vetmja rrugë është ajo e dialogut dhe marrëveshjes.

“Duke qenë se kryeministri nuk ishte i pranishëm, sigurisht që pata mundësinë të diskutoja gjerësisht për tema siç është procesi i Berlinit dhe besoj se mund të bëjmë një plan të ri në mënyrë që Komisioni Evropian të hartojë një plan të ri financiar në mënyrë që vendet tona do të ishin në një treg të vetëm ekonomik. Kemi fituar shprehi të shkëmbejmë hapur mendime dhe ndonjëherë të mos pajtohemi me të njëjtat, por duhet të punojmë në favor të paqes. Për të bashkëpunuar na duhen momente të tilla. Do ta përsëris atë që thashë, e vetmja rrugë për të ecur nuk është rruga e rritjes së tensioneve por mënyra e dialogut dhe marrëveshjes bazuar në planin franko-gjerman. Nuk dua të përsëris këtu atë që thashë në Prishtinë, por askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun e përshkallëzimit kur gjendemi në një situatë që nuk duhet ta lejojmë të ndodhë, e cila mund të jetë e ngjashme me Donbasin, që do ta bënte të pamundur kthejeni situatën në mënyrën e vjetër. Duhet të ketë një këndvështrim të përbashkët.” – tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img