Site icon PrishtinaPress

Presidenti polak: Tingëllon shkatërruese, por duhet mësuar me faktin se ka nisur epoka e paraluftës në Evropë

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar se Evropa është në një epokë, të cilën ai e quajti “të paraluftës”.

Tuskt tha se lufta është më një koncept nga e kaluara, por është diçka e vërtetë që ndodhi më shumë se dy vjet më parë, duke iu referuar agresionit rus mbi Ukrainë.

“Gjëja më shqetësuese për momentin është se fjalë për fjalë çdo skenar është i mundur. Ne nuk kemi parë një situatë të tillë që nga viti 1945”.

“E di që tingëllon shkatërruese, sidomos për brezin e ri, por duhet të mësohemi me faktin se ka filluar një epokë e re: epoka e paraluftës. nuk po e ekzagjeroj; po bëhet më e qartë çdo ditë”, tha Tusk në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, shkruan CNN.

Udhëheqësit evropianë dhe zyrtarët ushtarakë janë shprehur çdo herë e më të shqetësuar se konflikti në Ukrainë mund të përhapet edhe në vende të tjera, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, ka mohuar vazhdimisht se Rusia synon t’i sulmojë vendet e NATO-s.

Exit mobile version