Site icon PrishtinaPress

Presidenti palestinez thotë se do të rishqyrtojë marrëdhëniet me SHBA-në pas vetos së Uashingtonit në OKB

Autoriteti Palestinez do të rishqyrtojë marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në pasi Uashingtoni vuri veton ndaj një mocioni për ta bërë Palestinën një anëtare të plotë të OKB-së.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë presidenti Mahmoud Abbas për agjencinë e lajmeve WAFA.


Masa e djeshme e SHBA-së në thelb mohoi njohjen e Palestinës si shtet në sytë e OKB-së.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit e kishte përshkruar mocionin si “të parakohshëm”.

“Konkretisht, ka pyetje të pazgjidhura nëse aplikanti mund të plotësojë kriteret për t’u konsideruar si shtet”, shtoi ai.

Exit mobile version