0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti nis përgatitjet për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën do të mbajë takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, me zyrtarët e lartë shtetërorë, ambasadorët e korit diplomatik dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

“Ju njoftojmë se nesër (13 shkurt), në orën 10:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mbajë takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, me zyrtarët e lartë shtetërorë, ambasadorët e korit diplomatik dhe pjesëtarët e shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.

“Takimi do të zgjas deri në orën 13:00 dhe do të jetë i hapur gjatë gjithë kohës për mjetet e informimit”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës”, njofton komunikata.

Takimi mes presidentit dhe zyrtarëve të lartë, ambasadorëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img