1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti malazez: Ratifikimi i i Demarkacionit është në interes të Kosovës

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka folur për shenjëzimin e kufirit me Kosovën, i cili nuk po arrin të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi varet direkt me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne kemi mirëkuptim, dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demkarakcioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit”, ka thënë Vujanoviq.

Kosova dhe Mali i Zi në gusht të viti 2015 ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për caktimin e kufirit ndërmjet dy shteteve.

Kurse që nga atëherë ky projektligj nuk po arrinë të miratohet, përkundër se BE-ja e ka përcaktur si kusht final për liberalizimin e vizave.

Vujanoviq ka folur edhe për raportet e Malit të Zi me Serbinë ku ka thënë se anëtarësimi në NATO do t’i përmirësojë këto raporte.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img