Presidenti kinez, Xi Jinping ka zbarkuar në Moskë për t’u takuar me Vladimir Putin.
Ata pritet të flasin për tregtinë dhe për lidhjet e tyre ekonomike në rritje, raporton Sky Neës.
Qeveria kineze ka dhënë pak detaje për atë që Xi shpreson të arrijë nga kjo vizitë. Para pushtimit, ai dhe Vladimir Putin deklaruan një “miqësi pa kufi”.