Presidenti i Kinës, Xi Jinping në ditët në vazhdim do të nis një udhëtim në Evropë, ku pritet të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë.
Eurodeputetja, Viola von Cramon, ka reaguar duke treguar se cila duhet të ishte përgjigja e qartë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ajo ka thënë se nuk ka para për Serbinë përderisa vallëzon me Kinën e Rusinë.
“Përgjigja jonë e qartë duhet të jetë: Ta dëbojë atë. Nuk ka më para të BE-së, asnjë paketë rritjeje për Serbinë për aq kohë sa Aleksandër Vuçiq, vallëzon me autokratët në Kinë dhe Rusi”, ka shkruar Von Cramon, në X.