2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti i Ukrainës bën thirrje për ndalim të agresionit rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të BE-së që të qendrojnë përkrahë Ukrainës dhe të ndalojnë agresionin rus.

Sipas Zelesnkyt, fati i gjithë Evropës vednsoet ne Ukrainë, dhe nëse Putin nuk “pensionohet” tani, ai do të vazhdojë tutje me idetë e tij.

Presidenti ukrainas ka bërë thirrje për sanksione ekonomike e financiare kundrejt Rusisë, duke shtuar se Ukraina ka nevojë për garanci ndërkombëtare të sigurisë ligjore.

Ky është shkrimi i plotë i tij: 

 U bëj thirrje liderëve të BE-së, pjesëmarrësve të takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian që të qëndrojnë krah për krah me Ukrainën dhe të ndalojnë agresorin.

Fati i Evropës vendoset në Ukrainë: nëse Putini nuk merr një pension të mirë tani, ai do të shkojë më tej.

Duhen miratuar menjëherë sanksione të forta ekonomike dhe financiare kundër agresorit, ta privojnë atë nga mjetet e tij për të vazhduar agresionin e tij: çaktivizimi nga SWIFT, vendosja e një embargoje në tregtinë e naftës dhe gazit, ndihmë.ushtri me arme dhe municione, mbeshtete ti je operacion paqeruajtes i OKB-se.

Populli ynë vdes për lirinë e Ukrainës dhe Evropës. Ne kemi pritur një kohë të gjatë në derën e hapur. Pyetëm për anëtarësimin në NATO, nuk dëgjuam përgjigje.

Tani kemi nevojë për garanci ndërkombëtare të sigurisë ligjore, një perspektivë të qartë evropiane, veprime të shpejta dhe konkrete.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img