Aleksander Ceferin ka thënë se Superliga e Evropës nuk do të ndodh kurrë
Disa prej klubeve të mëdha të Evropës shumë herë kanë shprehur dëshirën e tyre për të krijuar një Superligë të Evropës.
Por, kjo sipas presidentit të UEFA’s, Aleksander Ceferin nuk do të ndodhë kurrë dhe nuk do pranojnë shantazhin e këtyre klubeve.
“Shumë e thjeshtë, paratë nuk udhëheqin. Piramida e futbollit duhet dhe do të respektohet. Disa ligave do u thosha: kurrë nuk do të dorëzohemi përballë shantazheve të disave që duan të manipulojnë me ligat e vogla”, ka thënë Ceferin.
“Futbolli është i bukur. Le ta mbrojmë së bashku, le të luftojmë për atë që besojmë se duhet bërë”.