Site icon PrishtinaPress

Presidenti i Shqipërisë viziton Luginën e Preshevës

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani sot do ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Vizita e Presidentit Nishani është historike dhe për të pritur sa më mirë Presidentin, rrugët dhe sheshet e tre komunave shqiptare, janë mbushur me flamuj, fotografi të Presidentit dhe mbishkrimin “Mirë se na vjen President!”.

Vizita e Nishanit pritet me shumë dashuri nga shqiptarët e Luginës, ndërsa shpresojnë se kjo vizitë do të fillojë ndryshimin për të mirë të gjendjes së shqiptarëve në Luginë, duke rivendosur vëmendjen e shtetit shqiptar në Luginë.

Exit mobile version