Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë sot se është duke planifikuar t’i dëbojë menjëherë dy deri në tre milionë emigrantë pa dokumente, dhe se do ta ndërtojë murin përgjatë kufirit amerikan me Meksikën.
“Ajo çfarë do të bëjmë është se do t’i dëbojmë njerëzit që janë kriminelë dhe kanë histori kriminale, grupet kriminale, shpërndarësit e drogës, mbase dy apo tre milionë prej tyre, nga vendi jonë,” ka thënë Trump.
“Do t’i dëbojmë nga vendi, sepse ndodhen këtu ilegalisht,” ka shtuar ai.