Prishtina e pret liderin e tabelës Dritën, ndeshje kjo e cila sipas shumë kujt është ndeshje më vendimtare në futbollin e Kosovës këto 10 vitet e fundit, shkruan Gazeta Blic
E gjithë kjo sepse është ndeshje e cila do të vendos se kush do ta fitojë titullin e “Vala Super Ligës”, titull ky i cili dërgon skuadrën në Champions League.
Duke e parë që Prishtina këto dy vite ka luajtur jashtë Prishtinës pasi që stadiumi i qytetit është duke u rinovuar, tifozët Plisat dhe gjithë qytetarët e Prishtinës kanë kërkuar që së paku ndeshja vendimtare e këtij sezoni të luhet në Prishtinë.
Sot disa minuta me parë Presidenti i Prishtinës Remzi Ejupi dhe Presidenti i FFK-së Fadil Vokrri kanë arritur marrëveshje që kjo ndeshje të luhet në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
Madje vet Ejupi e ka konfirmuar këtë për portalin Gazeta Blic
” Po tani jemi takuar me z. Vokrrin, Federata është e pajtimit që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë, në duhet të flasim edhe me ministrinë, edhe me kompaninë e cila është duke i kryer punimet, dritën e kemi të gjelbër dhe besoi shumë që kjo ndeshje do të luhet në Prishtinë” tha Ejupi për Gazeta Blic
Kujtojmë që Prishtina duhet të fitojë me dy gola dallim nëse dëshiron të bëhet kampion, ndërkohë çdo fitore apo barazim apo humbje minimale e Dritës e bënë këtë të fundit kampion.
Gazeta Blic do iu mbaj të informuar për çdo detaj të kësaj “finale” që do të zhvillohet në fund-javë.