-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti i merr 2800 euro pagë, Kryeministrit mund t’i rritet së shpejti

Presidenti i shtetit nuk do ta ketë pagën që e ka aktualisht në qoftë se ligjvënësit e mbështesin Projektligjin për pagat të cilin e ka përpiluar Qeveria në fund të vitit të kaluar.

Bazuar në koeficientet të cilët i ka përcaktuar ekzekutivi, presidenti mund të marr në minimum 200 euro më pak se që është duke i marr tash për tash, shkruan Aktivpress.

Nga 2800 euro, atij do t’i zbres paga në rreth 2600 euro.

Megjithatë, paga e presidentit, prapë do të mbetet më e larta që mund të marr një funksionar publik. Kështu, ajo do të jetë në harmoni edhe me Ligjin për presidentin i cili e parasheh që paga e kreut të vendit të jetë më e lartë se pagat e zyrtarëve të tjerë, por vetëm nga lartësia e jo edhe nga përqindja prej 25%.

Koeficienti i pagës së presidentit është përcaktuar të jetë 11, i cili po të shumëzohet për njësitë në vlerë 233  euro,  (aq sa parashihet të jetë vlera e një njësie), atëherë jep shumën 2563 euro.

Ai që mund t’i gëzohet miratimit të projektligjit, është kryeministri.

Paga e tij, e cila ka qenë për rreth një mijë euro më e vogël se e kryetarit të Kuvendit dhe për rreth 1400 euro më e vogël se e presidentit, do të rritej për gati një mijë euro.

Nga 1440 euro sa është tani, ajo pritet të rritet në 2350 euro. Me këtë ngritje synohet që paga e kryeministrit të barasvlerësohet me atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës. /aktivpress/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img