Jakov Milatoviq, president i Malit të Zi, ka thënë se shteti që e drejton është në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një konference për media me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.
Gjatë kësaj konference, presidenti i ri i Malit të Zi, tha se shpreson në de-përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës.
Ai e ka parë si shumë të rëndësishëm dialogun Kosovë – Serbi për të ecur përpara.
“Ne mbështesim absolutisht dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Shpresojmë për një de-përshkallëzimin të tensioneve. Qëndrimi i Malit të Zi është i qartë, ne mbështesim dialogun”, ka deklaruar ai.
Në veri të Kosovës tash e disa javë ka tensione, në disa raste ka pasur edhe sulme të protestuesve të dhunshëm serbë ndaj pjesëtarëvë të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe punonjësve të mediave.