Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, sot do të vizitojë Kosovën.
Ai do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi do të mbahet në ora 13:00, ndërsa më pas, dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Kështu ka njoftuar Presidenca e Kosovës, përmes një komunikate të lëshuar për media.
“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit.
Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Rinkēvičs do të mbajnë konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes. Mediat duhet të jenë prezente në Presidencë, në ora 12:30″, shkruhet në njoftimin e Presidencës.