Site icon PrishtinaPress

Presidenti i La Ligas, Tebas tregon çfarë duhet të bëjë Barcelona për të nënshkruar me Messin

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas e ka pranuar se ai ka vështirësi të shohë se si Barcelona mund të nënshkruajë me Lionel Messin.

Ylli i Paris Saint-Germain mbetet një objektiv për Barçën, megjithëse një rikthim përballet me pengesën e Fair Play Financiarit të La Ligas.

Këtë situatë është munduar ta sqaroj presidenti i La Ligas, Tebas, i cili ka qenë shumë i apostrofuar në lidhje me mundësinë e rikthimit të Messit në Camp Nou.

“Nga sot e shoh të komplikuar. Ka ende kohë, por duhet të ketë disa largime të lojtarëve dhe ulje të faturës së pagave”, ka thënë fillimisht Tebas për RMC.

“Do të duhet të ketë në mënyrë që të mund të regjistrohet Messi. Dhe pastaj ka një gjë që ne nuk e dimë, që është paga e Messit. Ka ende shumë variabla”.

“Barça nuk është si PSG-ja, që ka një çezme gazi dhe para për të pasur një faturë të madhe pagash. Barça duhet të ulë faturën e pagave që të mund të nënshkruajë lojtarë të rinj”.

“Është si metro, lërini njerëzit të dalin që të mund të hyjnë. Dhe njerëzit ende duhet të dalin nga metro”, përfundoi presidenti i La Ligas.

Exit mobile version