4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti i Finlandës thotë se mbeti i befasuar me reagimin e Putinit, ndërsa e informoi për anëtarësimin e vendit të tij në NATO

Vendimi i Rusisë për të pushtuar Ukrainën “tregoi se ata janë gati të sulmojnë një vend fqinj të pavarur”, tha presidenti finlandez Sauli Niinistö për CNN teksa shpjegonte vendimin e Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga SHBA.

Ndërsa ai nuk beson se Rusia mund të sulmojë Finlandën tani ose në të ardhmen, Niinistö tha se peizazhi i ndarë politik i Evropës dhe botës nuk lë shumë hapësirë për të paangazhuarit.

Dhe ndërsa informoi Rusinë për vendimin e Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO, Niinistö tha se ishte i befasuar me reagimin e qetë të presidentit Vladimir Putin.

“Në fakt, befasia ishte se ai e mori atë kaq qetë”, citohet të ketë thënë ai CNN. “Por në politikën e sigurisë, veçanërisht në bisedimet me Rusinë, duhet të keni parasysh se ajo që ai tha nuk do të thotë se nuk duhet të jeni të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës (në të ardhmen)”.

“Por deri më tani, duket se nuk ka probleme të menjëhershme (që mund të paraqiten)”, shtoi ai.

Niinistö tha gjithashtu se ndërsa ishte “i habitur” nga komentet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ai “nuk është i shqetësuar” për bllokimin e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

“Unë besoj se do të ketë ende shumë diskutime dhe nuk jam aq i shqetësuar për këtë”, ka thënë ai ndër tjerash për CNN.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img