Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 71-të të presidentit të Albi Group, z. Tahir Humollit dhe 16 vjetorin e hapjes së qendres tregtare Albi Mall, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi ka përcjellur urimet e tij për z. Humolli, të cilin njëherazi e ka falenderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në avancimin e sportit kosovar.
Albi Group, duke qenë sponzor gjeneral i FFK-së, është i përkushtuar që të mbështes në vazhdimësi nisma të cilat avancojnë edhe më tutje sportin vendor.