Kombëtarja e Spanjës e femrave ka arritur të fitoj për herë të parë në histori Kupën e Botës.
Spanja në finale mposhti Anglinë me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Olga Carmona, shkruan IndeksOnline.
Gëzimi i tyre ishte i madh, e kjo u vërejt edhe te Presidenti i Federatës së Spanjës, Luis Rubiales, i cili puthi secilën futbolliste duke ia uruar titullin.
Ndër puthjet që morri vëmendjen ishte ajo me futbollisten Jenni Hermoso, ku e puthi në buzë.