6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti i Austrisë flet në Beograd për ndryshimin e kufijve, thotë se e përkrahin vetëm një marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi

Presidenti i Austrisë, Aleksander van der Bellen, po qëndron për një vizitë dy ditore në Serbi. Ai sot është pritur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka zhvilluar edhe një takim, ku kanë diskutuar rreth dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, transmeton Gazeta Express.

Presidenti austriak në një konferencë të përbashkët për media, ka treguar se kanë biseduar edhe për çështjen e ndryshimit të kufijve.

Ai thotë se derisa kjo ide qëndron në tavolinë, sigurisht që do të ketë nga ta të cilët do ta kundërshtojnë një gjë të tillë.

“ Sa i përket idesë për shkëmbime të territoreve, unë jam i vetëdijshëm se ka qëndrime të ndryshme nga ekspertët. Pozicioni i Austrisë është që , nëse arrihet një marrëveshje paqësore, për të cilën pajtohen Prishtina dhe Beogradi, atëherë ajo duhet të konsiderohet e dobishme. E theksoj edhe një herë, marrëveshje paqësore”, ka thënë presidenti i Austrisë shkruan ‘rts’, transmeton Gazeta Express.

Për këtë ide ai thotë se duhet të pajtohen dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilët gjithashtu janë të përfshirë në zgjidhjen e këtij problemi.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që të anëtarësojë anëtar të tjerë të cilët kanë ende probleme dypalëshe të pazgjidhura apo edhe konteste të kufijve.

“Unë mund të them që çështjet bilaterale të cilat janë të hapura duhet të zgjidhen përpara anëtarësimit, dhe kjo nuk duhet të kuptohet si një rezistencë e BE-së karshi Serbisë. BE-ja ka pasur dy eksperienca të këqija, dhe nuk dëshiron që një gjë e till të përsëritet për herë të tretë” , ka shtuar van der Bellen duke folur rreth problemet që kanë sjellë Sllovenia dhe Kroacia.

Me nimsë të presidentit të Austrisë, javë më parë ishte mbajtur një Forum në Alpbach, ku ishe diskutuar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe gjetjes së një zgjidhje përfundimtare qoftë edhe përmes korrigjimit të kufijve.

Presidenti va nder Bellen dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, duket se kanë marrë një rol mjaft të rëndësishëm për zgjidhjen e problemit shumë vjeçar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img