Site icon PrishtinaPress

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s viziton Kosovën, takohet me liderët shtetëror

Me ftesë të udhëheqësit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, sot pritet të vij në Kosovë, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli.

Sipas burimeve të Indeksonline, Alli nesër do të zhvilloj takime me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryesinë e Kuvendit si dhe me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

Kujtojmë se Paolo Alli ka qenë anëtar i dhomës së deputetëve italian nga “partia e re e qendrës së djathtë” që nga marsi i vitit 2013. Ai shërben në Komisionin e Punëve të Jashtme, dhe Komitetin e Politikave të Bashkimit Evropian dhe Komunitetin e përbashkët për zbatimin e federalizmit fiskal.

Alli është futur në asamblenë parlamentare të NATO-s, menjëherë pas zgjedhjes së tij në parlamentin Italinë në vitin 2013. Ai është nënkryetar i delegacionit të Italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Exit mobile version