Presidenti Federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 1 dhe 2 dhjetor.
Presidenti gjerman pritet të takojë institucionet kryesore të vendit, duke takuar presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Në postin e presidentit nga viti 2017, Steinmaier është një nga politikanët më të njohur gjermanë. Ish-ministër i Jashtëm nga viti 2005 deri në 2009 dhe nga viti 2013 deri në 2017, në mes dy mandateve Steinmeier mbajti rolin e liderit të opozitës socialdemokrate./a2news