Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier, do të udhëtojë për në Izrael më 26 dhe 27 nëntor për të zhvilluar bisedime politike me homologun e tij izraelit Isaac Herzog.
Gjatë vizitës së tij, Steinmeier po planifikon gjithashtu të zhvillojë takime në Izraelin jugor dhe Jerusalemin lindor.
Kjo u konfirmua nga një deklaratë që e dha zyra e presidentit, raporton CNN.
Presidenti do të udhëtojë më pas në Oman dhe Katar, thuhet në deklaratë.