Numri i viktimave ka arritur në 20, janë qindra të lënduar dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën për të gjetur shumë persona të cilët raportohen si të zhdukur nën rrënoja.
Është pikërisht presidenti francez, Emmnauel Macron i cili ka zgjedhur që të shkruajë në gjuhën shqipe dhe të shprehë afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë, transmeton Indeksonline.
Macron tha se po dërgojnë menjëherë ekipe të sigurisë civile dhe specialist të forcave të zjarrfikësve me qëllim që të marrin pjesë në operacione e shpëtimit.
“Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, tha Macron.