Home Lajme Presidenti Donald Trump paralajmëron padi kundër Facebook dhe Twitter

Presidenti Donald Trump paralajmëron padi kundër Facebook dhe Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për ripërcaktimin e mbrojtjeve ligjore të dhëna për platformat e rrjeteve sociale, raporton BBC.

Do të thotë që platformat e tilla si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohen se bllokojnë postimet në mënyra “mashtruese”.

Drafti i urdhrit ekzekutiv thotë se rrjetet sociale janë angazhuar në “censurë selektive”.

Presidenti Trump ka akuzuar rregullisht platformat e mediave sociale për shtypjen ose censurimin e zërave konservatorë.

Të mërkurën, zoti Trump akuzoi Twitterin për ndërhyrje në zgjedhje, pasi rrjeti social shtoi linka për verifikimin e fakteve në dy nga tweet-et e tij.

“Një veprim i madh për t’u ndjekur”, ka cicëruar ai në tweet-in e tij.

Exit mobile version