1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti dhe Kryeministri po luajnë “tezesh”

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës po luajnë “tezesh” me Agjensionin Kosovar të Inteligjencës (AKI) dhe me krejt Kosovën, duke emëruar drejtor te AKI-së mbi baza krejtësisht partiake. Kështu ka thënë për IndeksOnline, Melihate Termkolli, anëtare e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

“Ky emërim nuk është në harmoni me funksionin e AKI-së, duke përfshirë aspektin profesional dhe jo partiak”, ka thënë ajo.

Termkolli ka thënë se këtë çështje do ta ngritë në Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

Sipas saj, kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala është dashur që të hënën ta thërras mbledhjen për të diskutuar për këtë emërim që është komplet jo serioz.

“Ende nuk e kemi të qartë për ish drejtorin Agron Selimaj se a ka dhënë dorëheqje apo është shkarkuar”, ka thëne Termkolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img