Site icon PrishtinaPress

Presidenti dënon vrasjen e Ivanoviqit, kërkon të zbardhet sa më shpejtë rasti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar ashpër vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.

“I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.

Exit mobile version