Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka nisur sot vizitën dy ditore në Kosovë.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.
Të dy bashkë kanë parakaluar në tepihun e kuq të vendosur në sheshin e kryeqytetit.
Presidentët do të mbajnë një takim të mbyllur, e pastaj do të japin edhe deklaratë për media.
Kjo është vizita e parë e Begajt në Kosovë, që kur mori detyrën e re si president.