Site icon PrishtinaPress

Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë në lidhje me sulmet kibernetike.

Nuk dihet ende ora e mbledhjes apo detaje nga takimi i rëndësishëm.

Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.

Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra—i Mbrojtjes, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme dhe Energjisë.

Anëtarët janë edhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ligji i jep të drejtën Presidentit të “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.

Për herë të fundit Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur nga ish-presidenti Ilir Meta në 14 shkurt 2022 për shkak të tensioneve Rusi-Ukrainë. /Euronews Albania/

Exit mobile version