1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidentes Osmani i kërkohet t’i jap fund procesit të tejzgjatur për Kryeprokurorin e Shtetit

Këtë muaj bëhen një vit prej kur pozita e kryeprokurorit të shtetit udhëhiqet me ushtrues detyre. Emri i Blerim Isufajt, propozim i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), vijon të qëndrojë në tavolinën e presidentes, Vjosa Osmani, e cila nuk ka marrë ende asnjë vendim për emërimin e kryeprokurorit të ri.

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga Osmani që t’i jap fund këtij procesi të stërzgjatur duke dekretuar Isufjan, ose duke e kthyer të gjithë procesin në pikën zero.

Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli, vlerëson se tashmë pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses që vendosi se Ligji për KPK-në është jokushtetues, presidentja Osmani nuk ka më arsye të mos vendosë për dekretimin apo jo të kandidatit të propozuar.

Mendim të njëjtë ndan edhe hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lavdim Makshana, i cili deklaron se tashmë kanë pushuar të gjitha shkaqet që Osmani mos të vendosë për procesin e kryeprokrurorit të shtetit.

Makshana shprehet se procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit i ka munguar integriteti, prandaj e shohin të rrugës që i gjithë procesi të kthehet në pikën zero.

Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, në një përgjigje për KosovaPress, tha se bazuar në vërejtjet për këtë proces, është e nevojshme që të pritet shterimi të gjitha mundësive dhe afateve kushtetuese që kundërkandidatët kanë për të adresuar në rrugë gjyqësore.

Kupina shtoi se nuk ka asnjë pengesë ligjore e kushtetuese që kryeprokurori i shtetit të udhëhiqet me ushtrues detyre.

Ndërsa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për KosovaPress thonë se për këtë institucion është me rendësi që sa më shpejt në krye të institucionit të Prokurorisë së Shtetit të kenë kryeprokurorin e dekretuar.

Në garë për postin e kryeprokurorit të shtetit, përveç Blerim Isufajt, kanë qenë edhe Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi. Kjo garë u hap pasi i kaloi mandati Aleksandër Lumezit.

Aktualisht detyrën e kryeprokurorit të shtetit po e ushtron prokurori, Besim Kelmendi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img