-1.6 C
Pristina
Tuesday, December 31, 2024

Buy now

spot_img

Presidentes nuk i pëlqen pyetja e T7 për skandalin e Ambasadorit, i përgjigjet me mllef

Gazetari i T7 e ka pyetur Presidenten Vjosa Osmani për diplomatin kosovar, Martin Berishaj, për të cilin mediat sllovene raportuan se u përfshi në një skandal financiar. Osmani ka dalë në mbrojtje të ambasadorit, duke e gjykuar pyetjen e gazetarit.

Presidentja Vjosa Osmani, në konferencën për media me homologun nga Letonia, Egils Levits, ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, i cili u përfol në një skandal financiar në Slloveni, sipas një storje televizive të një televizioni slloven.

Osmani, e sigurt në ambasadorin e saj, ka thënë se është për keqardhje pyetja që i është drejtuar asaj në konferencë nga gazetari i T7 për Berishajn.

“Sa i përket pyetjes që në fakt nuk ishte pyetje por konstatim, është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Kosovës por që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë por thjesht ësht shkruar nga një media për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugët ligjore. Sa i përket dekretimit natyrisht që e kam dekretuar edhe shtetësinë sepse janë kompetenca të presidentes pra kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin”, tha ajo para gazetarëve.

Presidentja thotë se duhet t’i besohet fjalës së Ambasadorit Berishaj, i cili i ka mohuar këto raportime.

“Shpifjet nuk kalojne! Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka shkruar sot Berishaj.

Televizioni slloven “Planet TV”, ka raportuar se mbi gjysmë milion eurosh, para të gatshme, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e transportuesit të parave e ka kryer Berishaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img