6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Presidentes ia lejon Kushtetuta që ta kthejë në Kuvend ligjin për KPM-në

Presidentja e Kosovës, sipas njërës prej pikave të nenit 84 të Kushtetutës që përcakton kompetencat e presidentit, mund ta kthejë mbrapshtë në Kuvend ligjin për KPM-në, i cili u miratua të enjten në lexim të dytë.

Neni 84, pika e gjashtë, thekson se Presidenti i Republikës së Kosovës, ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës, ose të një a më shumë komuniteteve të saj.

Mirëpo sipas po të njëjtës pikë, të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë.

Ndërkaq, sipas pikës së nëntë të nenit 84, presidenti mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img