3.3 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Presidentes i shkuan 469 kërkesa për falje të të burgosurve

Është viti i tretë më radhë që presidentja Vjosa Osmani nuk e ka falur asnjë të burgosur. Në këtë institucion nga viti 2021 deri më sot, numri i kërkesave të parashtruara për falje nga ana e personave të dënuar është 469.

Nga Zyra e Presidencës nuk kanë kthyer përgjigje se për cilat arsye nuk është aprovuar asnjëra kërkesë, pavarësisht se në zyre i kanë shkuar qindra kërkesa nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.“Numri i kërkesave të parashtruara për falje nga ana e personave të dënuar, prej vitit 2021 deri më sot, është 469. Shërbimi Korrektues i Kosovës, nga viti 2021 deri më sot, nuk ka pranuar Dekret nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës për falje të personave të dënuar”, thuhet në përgjigjen e ShKK-së.

Mosfalja e asnjë të burgosuri për kaq vite, sipas avokatit Ardian Bajraktari është dekurajim për këtë kategori. Ai ka thënë se falja si një kompetencë ekskluzive e institucionit të presidentes ndikon në masë të konsiderueshme në risocializimin e të burgosurve.

“Falja është kompetencë ekskluzive e institucionit të presidentit dhe e përcaktuar në nenin 84 të Kushtetutës, sipas së cilës theksohet se presidenti apo presidentja e vendit shpallë faljen individuale sipas ligjit. Ndërsa, çështja e procedurës dhe çështja e kritereve dhe elementeve të tjera janë të rregulluara me Ligjin për faljen e miratuar në vitin 2009, kurse falja në vetvete nënkupton lirimin e plotë apo të pjesshëm të dënimit, zëvendësimin e një dënimi me një dënim më të butë ose lirim me kusht. Po ashtu, përfshin edhe çështjen e fshirjes nga evidenca e të dënuarit”, deklaroi Bajraktari.

“Natyrisht që falja si një kompetencë ekskluzive e institucionit të presidentes ndikon në masë të konsiderueshme në sjelljen e mirë të burgosurve dhe natyrisht nënkupton edhe risocializim dhe riedukim të tyre. Është një inkurajim që gjatë mbajtjes së dënimit të burgosurit të kenë sjellje të mirë sepse në fund mund të përfitojnë nga ky mekanizëm”, u shpreh ai.

Mosfalja e asnjë të burgosuri për kaq vite, sipas Bajraktarit është dekurajim për të burgosurit.“Sa i përket shfrytëzimit të kësaj kompetence nga ana e institucionet të presidentit në tre, katër vitet e fundit nuk kemi asnjë person të falur, çka në bindjen time është një dekurajim për këtë kategori të personave sepse me sjellje të mirë mund të përfitonin nga instituti i faljes. Natyrisht që është kompetencë e presidencës dhe në këtë drejtim mos shfrytëzimi i kësaj kompetence është dekurajim dhe i mbetet në diskrecion të presidentes për të vlerësuar se pse nuk po e shfrytëzojnë këtë mekanizëm i cili do të ndikonte në risocializim dhe riedukim, dhe kur këta persona do të ktheheshin në shoqëri të kthehen në persona të dobishëm. Nuk ka pasur raste të burgosurve që kanë kërkuar procesin e faljes, mirëpo besoj që jam shumë i bindur që shfrytëzimi i këtij mekanizimi do të kishte ndikim në sjelljen e mirë të burgosurve”, ka thënë Bajraktari.Kurse kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë për Ekonomia Online, se presidentes Vjosa Osmani po i kalon mandati pa e përdorur të drejtën e saj kushtetuese.

“Presidentes po i kalon afati pa falur asnjë të dënuar për të qenë më saktë këtë vit i patë falur dy të dënuar mirëpo paraprakisht ata kanë qenë të liruar nga paneli për lirim me kusht. Deri tani asnjë i burgosur nuk ka përfituar falje nga presidentja zakonisht ka deri në katërqind kërkesa dhe për ne është e papranueshme dhe jo normale që në mesin e pesë të burgosurve hiqeni për katër vite vijnë dy mijë kërkesa që të mos jetë një i vetëm që i plotëson kushtet për falje. Ne vlerësojmë që ka shumë të burgosur të dënuar të cilët i plotësojnë kushtet për falje pa rrezikuar situatën e sigurisë”, ka thënë Shala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img