1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenca “provokon” Shkupin: S’u kthyem kah ju sepse nuk kishte siguri

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas inspektimit fillestar të Agjencisë së Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut në lidhje me incidentin ku ishte përfshirë e para e shtetit, Vjosa Osmani.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, Presidenca ka thënë se në asnjë vend të botës, kreut të shtetit nuk i kërkohet ta dorëzojë telefonin për skanim, e sipas tyre, në shtete të tjera nuk kontrollohet as bagazhi personal, e as çanta personale.

“Si Presidencë, kemi përvojë të mjaftueshme edhe me udhëtime të tjera, nuk kemi nevojë ta provojmë, ngase askund, asnjëherë as çanta personale, as valixhja (bagazhi personal) e as telefoni i kreut të shtetit nuk i janë nënshtruar kontrollit”.

“Nga dhjetëra vende që kemi vizituar deri sot, RMV është i vetmi shtet në botë që refuzon të aplikojë të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kreun e shtetit. Siç kemi deklaruar disa herë, presidentja e ka vendosur në kontroll çantën e saj dhe ajo e ka kaluar skanerin. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike”.

“Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit  që i del përpara kreut të një shteti  dhe ia bllokon lëvizjen pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner. RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdo kund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare”, thuhet në përgjigjen e Presidencës për Klankosova.tv

Tutje, Presidenca tha se Osmani nuk është kthyer në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Shkupit, pasi sipas tyre, ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë.

“Presidentja nuk është kthyer në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Shkupit, pra ka ndryshuar itinerarin e udhëtimit, sepse ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”, thuhet në përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img