9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Presidenca paralajmëron Listën Serbe: Jeni përgjegjësë për çdo përshkallëzim

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmani, Blerim Vela ka deklaruar sot se Serbia dhe Lista Serbe do të jenë përgjegjëse për çdo përshkallëzim të situatës në veri të vendit.

Vela ka shkruar se Serbia dhe Lista Serbe po kërcënojnë me dhunë. Ai ka reaguar në Twitter pas konferencës për media, ku kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, përkrah drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kërcënuan me “rezistencë e kryengritje”, pas arrestimit të një serbi në veri të shtunën të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës dhe djegie të veturave në veri.

“Kreu formal i Listës Serbe, Goran Rakiqi, përkrah Petkoviqit, kërcënon me “rezistencë dhe kryengritje” në #Kosovë. Megjithatë, asnjë fjalë dënimi nga Petkoviq për djegien e veturave të serbëve vendas! #Serbia dhe LS kërcënojnë me dhunë. Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim në terren.”, ka shkruar Vela në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img