8.5 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenca: Osmani po e shfrytëzon veturën G-Class, për shkak se vetura që është shfrytëzuar deri tash ka defekt teknik

Zyra e Presidencës ka reaguar në lidhje me lajmin e Nacionales ‘Varfëria’ e politikanëve- Vjosa Osmani zbret nga ‘Mercedes G-Class’ në Viti, duke thënë se vetura që zakonisht shfrytëzonte Presidentja është me defekt teknik.

Tutje aty thuhet se “ajo veturë nuk është pronë personale e Presidentes Osmani e as veturë e Presidencës, por veturë e institucioneve të sigurisë në Kosovë, e cila është shfrytëzuar rregullisht edhe nga institucionet e tjera”.

Në reagim përmendet edhe aspekti i sigurisë së Presidentes.
E plotë:

Reagim Disa portale online sot publikuan lajme me titullin “’Varfëria’ e politikanëve- Vjosa Osmani zbret nga ‘Mercedes G-Class’ në Viti”, ose tituj të ngjashëm I njoftojmë qytetarët e Kosovës se ajo veturë nuk është pronë personale e Presidentes Osmani e as veturë e Presidencës, por veturë e institucioneve të sigurisë në Kosovë, e cila është shfrytëzuar rregullisht edhe nga institucionet e tjera. Tani po shfrytëzohet përkohësisht nga Presidenca ngase vetura që është shfrytëzu deri tash ka defekt teknik dhe për shkak të vlerësimeve nga institucionet e sigurisë për sa i përket llojit të automjeteve që mund të përdoren për kreun e shtetit. Sipas ligjit, siguria e Presidentes, përfshirë edhe çështjet logjistike që lidhen me ofrimin e sigurisë, janë çështje që u takojnë Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë në Kosovë. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës fton mediat që t’i shmangin raportimet tendencioze dhe t’i verifikojnë faktet përpara se të publikojnë lajme të tilla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img