6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenca: Ndarja e buxhetit për kompaninë amerikane është në harmoni me ligjin

Ndarja e buxhetit të shtetit për kompaninë amerikane “Ballard Partners”, ka ardhur si pasojë për të ndihmuar Kosovën në dinamike e re në procesin e pajtimit, modernizimin dhe transformimin e FSK-së dhe implementimin e përpjekjeve kundër terrorizmit.

Kjo është përgjigja e zyrës së presidencës për lajmi.net, në lidhje me ndarjen e 517 mijë e 198 euro e 56 cent para të buxhetit të shtetit, për kompani lobuese amerikane.

“Zyra për Informim e Presidencës e ka sqaruar edhe më parë se kompania amerikane “Ballard Partners”, me bazë në Florida, me përvojën dhe kontaktet që ka, do t’i mbështesë iniciativat e institucioneve të Kosovës për ballafaqimin më të kaluarën, duke ndihmuar në krijimin e një dinamike të re në procesin e pajtimit. Po ashtu, do të ndihmojë në modernizimin dhe transformimin e FSK-së, në një forcë shumetnike dhe në implementimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terrorizmit”, thuhet në përgjigje.

Gjithashtu, sipas zyrës së presidentit, kjo kompani amerikane do të ndihmojë Kosovën edhe në thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë, nxitjen e investimeve tregtare, etj.

Mes tjerash, thuhet se deri në kontraktimin e kësaj kompanie është ndjekur çdo procedurë ligjore, që konkretisht kishin nisur pas kërkesës që Presidenca i kishte bërë Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa për ndarje të buxhetit shtesë për angazhimin e një kompanie ndërkombëtare të konsulencës.

“Pas miratimit të buxhetit nga komisioni dhe më vonë nga Parlamenti i Kosovës, përmes ligjit të buxhetit, Presidenca ka zhvilluar procedurat në harmoni me ligjin. Lobimi tek shtetet e fuqishme është i domosdoshëm për një shtet të ri si Kosova, duke pasur parasysh faktin se ende jemi në konsolidim e sipër si shtet. Pra, kjo kompani ndihmon jo vetëm në thellimin e marrëdhënieve bilaterale, tërheqjen e investimeve, mbajtjen e vëmendjes së administratës amerikane tek Kosova dhe te prioritetet tona shtetërore, por gjithashtu ndihmon edhe përpjekjet tona për promovim në arenën ndërkombëtare”, qartëson më pas përgjigja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img