8.4 C
Pristina
Monday, March 31, 2025

Buy now

spot_img

Presidenca kundërshton rritjen e çmimit të energjisë: Është në kundërshtim me kornizën ligjore

Presidenca e Republikës së Kosovës ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se është në kundërshtim me kornizën ligjore dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend.

Përmes një reagimit të gjatë nga presidenca kanë thënë se po i ndjekin me shqetësim zhvillimet e fundit në vend, të cilat paralajmërojnë një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike.

“Në vazhdë të një rritjeje potenciale, rikujtojmë se rritja e tarifave nuk mund të bëhet si një proces i izoluar, por duhet të marrë parasysh kontekstin zhvillimor dhe aspektin e mirëqenies në vend. Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar poashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale.

Në këtë moment, një vendim i mundshëm nga Rregullatori për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët do të ishte në kundërshtim edhe me kornizën ligjore, e cila obligon ZRrE-në që ta sigurojë mbrojtjen e konsumatorit (Neni 1, Ligji për Rregullatorin e Energjisë).” – thuhet në reagimin e presidencës.

Tuje nga presidenca kanë thënë se rritja e çmimit të energjisë ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndësishëm në ekonominë e një vendi.

“Çmimi i energjisë është i lidhur ngushtë me inflacionin, si dhe me koston e jetesës. Prandaj, shprehim shqetësimin tonë për faktin se një rritje e tillë e çmimit të energjisë do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rritur barrën e tyre financiare. Kjo do të përfshinte edhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve të tjera thelbësore.” – thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img